E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valon Behrami në shënjestrën e Juves

Juventusi është në ndjekje për momentin të gati 10 lojtarëvë në Europë, dhe njëri prej tyre është edhe Valon Behrami. Lajmi jepet nga faqja e njohur sportive në internet 4-4-2.com. Reparti i fortë ofensiv bardhezi duket i konsoliduar me Alesandro Del Pieron, Amaurin, Iakuintën, Trezegenë e Xhovinkon, por mesfusha ka nevojë për sistemim. 36-vjeçari Pavel Nedvded do të luajë sezonin e fundit në Torino, ndërsa 29-vjeçari Mauro Kamoranezi vuan nga një dëmtim i gjatë. Në listën që ka mbi tavolinë drejtori sportiv Alesio Seko janë lojtarë si Matias Delgado (Beshiktash), Ivan Rakitiç (Shalke), Diego (Verder Bremen), Diego Buonanotte (River Plate), Florent Maluda (Çelsi), Valon Behrami (Uest Hem) dhe Renato Augusto (Bajer Leverkuzen).

E Hene, 22 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›