E Martë, 3 Nëntor 2026

Barcelona mendon për pasardhësin e Xavit, synohet Tiago Mota

Pas thashethemeve të ditëve të fundit, në Spanjë po fillojnë të shtohen zërat për interesimin e Barcelonës për Thiago Motan. Trajneri aktual i Bolonjës, një ish-lojtar i skuadrës “blaugrana”, është I pari në listë për një zëvendësim të mundshëm të Xavit, në rast se klubi do të zgjidhte shkarkimin e trajnerit.

Deri më sot, shpjegon Cadena SER, pankina e Xavi nuk është në rrezik, por gjithçka është e lidhur qartë me rezultatet që do të arrijë Barça e tij në fund të sezonit. Drejtuesit do të vlerësojnë rrugën në Champions League dhe mbi të gjitha në kampionat: Barcelona është aktualisht e treta, gara për titull me Real Madrid dhe Girona nuk do të jetë e lehtë, por objektivi themelor është kualifikimi Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Nëse rezultatet nuk do të ishin në anën e Xavit, ish-kapiteni do të zëvendësohej dhe emri i parë është Thiago Motta. Drejtori sportiv Deco mendon mbi të gjitha për të, por javët e fundit edhe presidenti Joan Laporta e ka cilësuar si të preferuarin e tij për stolin e së ardhmes. E gjithë kjo vlen të nënvizohet, pa harruar Jurgen Klopp, i cili sapo ka njoftuar largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›