E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona monotone

Mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas ka pranuar se plani i gjigantit katalan në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit ishte pak monoton, por theksoi se qasja e kujdesshme ishte vendim i duhur.

Barcelona fitoi 3-1 në BayArena dhe Fabregas është i kënaqur me rezultatin e përballjes.

“Ndoshta ky lloj i lojës është pak monoton por kjo ishte taktika që u desh ta aplikojmë. Ekzistonin arsye pse luajtëm ashtu në pjesën e parë, kundërshtari ishte skuadër shumë fizike. Ata mund të na shkaktonin telashe në kundërsulme. Por, ne dominuam duelin dhe në fund jemi të kënaqur me rezultatin”, deklaroi Fabregas për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›