Ankand i pazakontë arti

Një ankand i pazakontë do të hapet më 20 shkurt, në të cilin do të prezantohen piktura nga artistët vendorë.
Artdashësit kosovarë do të kenë mundësi që të blejnë piktura origjinale me motive të ndryshme.
Ankandi do të zgjasë deri më 26 shkurt, ndërsa hapësira për ekspozimin e pikturave ndodhet njëqind metra mbi Hotel Gorenje.
E tëra kjo po ndodh ne qëllim që njerëzit të mësohen të blejnë art origjinal nga autorët, e jo kopje nëpër dyqanet gjigante – dhe që, siç janë mësuar deri tani, me to t’i mbushin pastaj muret e shtëpive dhe të dyqaneve. Paralelisht, në hapësirën e katit të dytë të objektit do të ekspozohen televizorë, minifrigoriferë, printerë, kompjuterë, studio muzikore, etj.