Kriza "zikaltër", edhe shifrat kundër

Me tre humbje në katër ndeshjet e para të fazës së dytë, Interi ka vendosur në vështirësi të madhe pozicionin për Champions League në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Claudio Ranierit ka marrë një goditje tjetër nga Novara.
Zikaltërit ka probleme të mëdha në mbrojtje dhe përpara nuk po arrijnë të shënojnë. Historia kishte nisur për Ranierin, i cili ka arritur që të ngrejë skuadrën me 12 pozicione në klasifikim. Ndërkohë që me Gasperinin, skuadra nuk kishte fituar asnjë herë dhe ndodhej në zonën për të rënë nga kategoria. Tani Interi është në vendin e pestë dhe është gjashtë pikë nga zona e Champions League.
Ky është objektivi minimal i skuadrës së Interit. Edhe pse ata kanë bërë shtatë fitore rradhazi në kampionat, dhe ëndrra për titull u bë realitet, zikaltërit tashmë nuk kanë më shpresa për të fituar. Interi nuk po ngren më kokën lart. Dhe numrat janë kundër saj.
Nëntë janë humbjet sezonale, një rekord për javën e 23 të kampionatit. Shumë për të fituar një kampionat. Nëntë janë pikët që zikaltërit kanë lënë me skuadrat që janë në zonën e rënies në klasifikim, gjashtë kundër Novarës dhe tre kundër Lecce. Tre janë humbjet në fazën e dytë. Dhjetë janë golat e pësuar nga zikaltrit në katër ndeshjet e fundit. Por dhjetë janë vitet që Morati nuk ka luajtur në Championsin e fundit.
Ishte kampionati 2000-01, Lippi në fillim dhe Tardelli më pas e klasfikuan Interin në vendin e pestë. Ky është një eksperiment që nuk duhet provuar sërish. Edhe sulmi nuk qesh, 34 gola. Përveç Militos, i cili ka shënuar 12 gola, të tjerët janë zhdukur.