E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakt per qeveri te re


Perfaqesuesit e larte te politikes greke kane rene dakort per te zgjidhur krizen politike ne vend, me krijimin e nje qeverie te unitetit kombetar, qe do te coje vendin ne zgjedhje parlamentare ne nje periudhe kohore te shpejte.

Ne nje takim prej gati dy oresh me presidentin Papulias dhe kryetarin e opozites Andonis Samaras, kreu aktual i qeverise greke Jorgos Papandreu ka deklaruar, se nuk do te jete kryeminister dhe do te jape doreheqjen per t'i hapur rrugen qeverise se re.

Pas takimit ne nje deklarate per shtyp, thuhet se Papandreu dhe Samaras kane rende dakort per krijimin e qeverise se re, si dhe per perberjen e saj duke vene theksin ne faktin se skema Kriza grekeKushti, qeveri pa PapandreunSamaras: Papandreu të ikëGreqi, opozita: Bisedime vetëm po iki Papandreu e re qeveritare do te kete nje jetegjatesi prej disa muajsh, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te reja parlamentare.

Per te vendosur se kush do te jete kryeministri i ri Papandreu dhe Samaras do te takohen perseri të hënën, ndersa negociatat per perberjen e plote e kabinetit te ri qeveritar qe do te komunikohet te marten do te vazhdojne gjithe naten nga perfaqesues te dy partive.

Nga emrat me te lakuar per kreun e qeverise se Unitetit Kombetar eshte ai i ish zevendespresidentit te BQE-se Lukas Papadhimos, kurse per postin e ministrit te Financave thuhet se do ta mbaje perseri Evangjelos Venizellos.

Qeveria e re e Unitetit Kombetar,qe do te jete e dyta pas 20 vitesh ne Greqi,do te kete nje axhende teper te ngjeshur dhe serioze, midis te tjerash levrimin e kestit te gjashte dhe ratifikimin e marreveshjes se ndihmes se BE, ne menyre qe Greqia te mos falimentoje dhe te mos gjendet jashte Eurozones.

Partia Komuniste dhe dy partite e majta greke, ajo Radikale dhe ajo e Demokracise se Majtes kane refuzuar pjesemarrjen ne kete qeveri, ndersa flitet se mund te marrin pjese pervec socialisteve dhe konservatoreve, partite e kahut te djathte,partia ultranacionaliste Laos me kryetar Jorgos Karatzaferis dhe Aleanca Demokratike qe udhehiqet nga ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanis.

Mbi 65 grupe televizive nga e gjithe bota pervec mediave lokale kane qene te pranishme para nderteses se presidences greke,fakt qe verteton rendesine e konsensusit politik qe pritej dhe qe duhej te arrinin udheheqesit greke.

Marreveshja per krijimin e Qeverise se Unitetit Kombetar eshte nje sinjal i mire per samitin e ministrave te Eurozones, qe zhvillohet te henen pasdite.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Nuk regjistrohen incidente të rënda
Vlorë, 1 i vrarë, 3 të plagosur
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›