Bajrami ne Kosove

Mesazhe paqeje janë dhënë me rastin e festës së besimtarëve islam, Kurban Bajramit, apo siç njihet në popullsi Bajrami i Vogël. Manifestimi kryesor i kësaj feste në Kosovë është mbajtur, në mëngjes, në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë.
Deri sa festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, triumfit të së mirës ndaj të keqes, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë në përgjithësi që të tregohen humanë dhe solidarë.
“Le të jetë festa e Kurban Bajramit momenti vetëdijësimit tonë kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor. Uroj që në zemrën dhe shpirtin tuaj të shndrisë besimi i sinqertë që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë që në sjelljet tuaja të dominojë respekti dhe mëėhira, toleranca, dashuria dhe mirëkuptimi”, tha Kyeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.
Me rastin e kësaj feste besimtarët bëjnë prerjen e kurbanit, ndërsa ata që kanë mundësi kryejnë një nga obligimet e kësaj feje, siç është vizita në Mekë, apo Haxhi.
“Porosia e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë, flijimit dhe sakrificës, sepse përveç të tjerash është edhe kurorëzim i Haxhit, kushtit të pestë të Islamit, në të cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, devotshmëria dhe madhështia e Muhametit”, vazhdoi Kryemiami, Bajgora.
Festa e Kurban Bajramit nxit besimtarët për dhurim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe në forcimin e raporteve miqësore dhe familjare.
Me rastin e saj, besimtarëve muslimanë u kanë dërguar mesazhe urime edhe drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike, të cilët kanë vizituar Bashkësinë Islame paraditen e së dielës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht. Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Serbët kanë ndaluar të hënën kalimin e makinave të KFOR-it me ushtare amerikanë, në pikën kufitare të Jarinjës. OKB, e shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin. Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës, sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë. Vetëvendosje, protestë në Prishtinë
Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të maskuar me qese në kokë, kanë marshuar të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Lajmet kryesore
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Nuk regjistrohen incidente të rënda
Pakt për qeveri të re
Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh