E Diel, 1 Nëntor 2026

Feith Nuk pranojme asnje ndryshim kufijsh


Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht.

Feith, për mediat serbe, ka thënë se shpreson që problemi i barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të zgjidhet përmes rrugës paqësore, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel për shuarjen e strukturave paralele serbe në veri.

Sipas tij, duhet të ekzistojë komunikimi ndërmjet veriut dhe shqiptarëve të Kosovës, pasi që të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare pajtohen që veriu duhet të mbetet brenda Kosovës.

“Bashkimi Evropian nuk mund të tolerojë që veriu i Kosovës të përfundojë si konflikt i ngrirë”, është shprehur Feith.

Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë

Serbët kanë ndaluar të hënën kalimin e makinave të KFOR-it me ushtare amerikanë, në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas Kosovapress, pas bisedimeve mes përfaqësuesve të serbëve dhe KFOR-it, të cilat kanë zgjatur rreth gjysmë ore, makinat ushtarake janë kthyer në drejtim të Mitrovicës dhe nuk është regjistruar ndonjë incident.

KFOR-i kishte paralajmëruar që të hënën do të vazhdojë punimet në sanimin e urës në vendin Lozhishte që ndodhet në mes të Zvecanit dhe Leposavicit, në mënyrë që makineria e tyre të mund të qarkullojë në drejtim të Jarinjes.

Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës, sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë.

“Politika në Kosovë nuk mund të jetë gur rreth qafës sonë, mirëpo atë problem nuk mund ta zgjidhim me amputimin e një pjese të trupit”, është cituar ditën e dielë Tadic në mediat serbe.

Sipas Tadic, me pranimin e planit të Ahtisaarit, populli serb do të zhdukej nga Kosova për tri dekada, prandaj nuk mund të mbështesë kërkesat e partive që këmbëngulin në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës dhe pranimin e Planit të Ahtisaarit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Serbët kanë ndaluar të hënën kalimin e makinave të KFOR-it me ushtare amerikanë, në pikën kufitare të Jarinjës. Bajrami në Kosovë
Mesazhe paqeje janë dhënë me rastin e festës së besimtarëve islam, Kurban Bajramit, apo siç njihet në popullsi Bajrami i Vogël. Manifestimi kryesor i kësaj feste në Kosovë është mbajtur, në mëngjes, në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë. OKB, e shqetësuar për zhvillimet në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësimin se zhvillimet në Veri të Kosovës mund të destabilizojnë tërë Ballkanin. Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës, sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë. Vetëvendosje, protestë në Prishtinë
Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të maskuar me qese në kokë, kanë marshuar të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Lajmet kryesore

Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Nuk regjistrohen incidente të rënda
Pakt për qeveri të re
Vlorë, 1 i vrarë, 3 të plagosur
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›