E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, negociata për Aleksis Sançez

Mesfushori i Udinezes, Aleksis Sançez, duket të jetë një hap para largimit nga Serie A, pasi besohet se agjenti i tij, Fernando Feliçeviç është takuar me zyrtarë të Barcelonës. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtues të Barcelonës janë takuar pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit me agjentin e kilianit Sançez. Barcelona e kërkon Sançezin për të shtuar kreativitetin në fazën ofensive të skuadrës, por problem mbetet çmimi i lartë, 30 milionë euro. Në garë për lojtarin janë edhe Mançester Junajtid, Mançester Siti dhe Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›