Mançesteri, kampioni i ri i Anglisë
Kanë mbetur dhe 2 ndeshje, 6 pikë në lojë, por tani pak rëndësi ka. Mançester Junajtid është kampioni i ri i Anglisë, pasi arriti të mposhtë Çelsin në “Old Trafford” (2-1) duke shkurorëzuar në këtë mënyrë blutë e Ançelotit. Sfidë interesante dhe shumë emocionuese, që ka parë dy pjesë lojë: në të parën “djajtë” dominues, ndërsa në të dytën londinezët të dëshpëruar për të përmbysur humbjen 2-0. Goli i Lampard dha një iluzion se diçka e tillë mund të ndodhte, por gjithçka mbeti vetëm një iluzion.
Në fakt Mançesteri e nisi ndeshjen me marshin e pestë në fole. Që në sekondat e para është Havier Hernandez, meksikani që shërbehet mjaft mirë në qendër të zonës nga koreani Park dhe tund rrjetën mike duke çuar në ekstazë tifozërinë vendëse që as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një start të tillë. Por Mançesteri duket se është në ditë të mirë. Freskia që tregon Runi me shokë është për t’u admiruar, pasi të gjithë senatorët, por edhe të tjerë, u lanë pushim në sfidën me Shalken në mesjavë, për të karikuar bateritë pikërisht në përballjen me Çelsin. Dhe “Djajtë e Kuq” fluturojnë në fushën e lojës. Në minutën e 23-të, vendësit do të fitojnë një goditje këndi, të cilën e harkon në zonë Rajan Gigs. Është perfekt krosimi i uellsianit, që gjen Nemanja Vidiç, të pamarkuar, i cili me kokë shënon golin e dytë për Mançesterin, që duket se e arkivon që në këtë moment fitoren. Çelsi është i shokuar dhe pret fërshëllimin e kryesorit Ueb që të qetësojë idetë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, si Ferguson dhe Ançeloti, bëjne ndërrimet e para. Skocezi nxjerr O’Shi duke futur Eveans, ndërsa italiani nxjerr Obi Mikel dhe në vend të tij fut brazilianin Ramires. Zëvendësim i goditur, pasi Çelsi merr kontrollin e lojës dhe shtyn përpara drejt kuadratit të Van der Sar. Maluda mund të kishte shënuar në të 51-ën, por gjuajtja e tij del për pak jashtë. Megjithatë, londinezët do ta gjejnë golin e parë me anë të Frenk Lampard, që nga fare pranë mposht holandezin duke shkurtuar diferencat në 2-1. Megjithatë, goli vetëm sa rihap ndeshjen, sepse miqtë nuk e arrijë dot përmbysjen e madhe, duke dorëzuar kështu titullin kampion.
Premier Liga – Java 36-të
Rezultatet
Everton – Mançester Siti 2-1
Bolton – Sandërlern 1-2
Njukastëll – Birmingem 2-1
Aston Vila – Uigan 1-1
Uest Hem – Blekbërn 1-1
Totenhem – Blekpul 1-1
Ulvs – Uest Bromuiç 3-1
Stok – Arsenal 3-1
Mançester – Çelsi 2-1
Sot
Fulhem – Liverpul 21:00
Renditja
Skuadra N F B H Gol P
1) Man UTD 35 22 10 4 73-34 76
2) Çelsi 35 21 7 8 67-30 70
3) Arsenal 36 19 10 7 69-39 67
4) Man Siti 35 18 8 9 54-33 62
5) Totenhem 35 14 14 7 51-44 56
6) Liverpul 35 16 7 12 54-39 55
7) Everton 36 12 15 9 50-44 51
8) Stoke 36 13 7 16 46-44 46
9) Bolton 36 12 10 14 49-50 46
10) Fulham 35 10 15 10 43-36 45
11) Njukastëll 36 11 11 14 51-52 44
12) Sandërlend 36 11 11 14 41-53 44
13) WBA 36 11 10 15 52-68 43
14) Aston Vila 36 10 12 14 45-58 42
15) Blekbërn 36 10 9 17 42-56 39
16) Birmingem 36 8 15 13 36-54 39
17) Ulves 36 10 7 19 41-62 37
18) Blakpul 36 9 9 18 49-71 36
19) Uigan 36 7 15 14 36-59 36
20) Uest Ham 36 7 12 17 41-64 33