E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze kap zonën Champions Interi blindon vendin e dytë

SHKRUAN: Jeton Selimi 09-05-2011 10:27

Është luajtur dje java e 36-të e Serie A, ku lufta për zonën europiane dhe mbijetesën ka qenë vërtet e ndezur

Interi mund të mos jetë shpallur kampion i Italisë, por e ka vërtetuar statusin prej klubit kampion bote që është, duke e mposhtur me lehtësi Fiorentinën në “Meazza” me rezultat 3-1. Interi ishte i pakapshëm në këtë takim. Fillimisht Samuel Eto’o ia përgatiti golin Xhampaolo Pacinit pas 25 minutash lojë, para se rezultatin ta dyfishonte Esteban Kambiaso (28’), përsëri pas asistimit të Samuel Eto’o. Fiorentinën në lojë e kthen Alberto Xhilardino me golin e nderit të shënuar për 2-1 (74’), para se Filipe Kutinjo t’i japë fund takimit (77’) për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë ka qenë tejet e nxehtë beteja për vendin e katërt, ku Udineze dhe Lacion luftojnë prej javësh. Përballja e Friulit mes këtyre dy ekipeve ka folur për vendësit, të cilët kanë arritur të nënshtrojnë kryeqytetasit 2-1. Vendimtar për humbjen e Lacios ka qenë edhe një 11-metërsh i goditur keq nga Zarate. Por përpara këtij momenti janë vendësit që do të kalojnë në avantazh të dyfishtë me dygolëshin e shënuar nga i zakonshmi Antonio Di Natale në pjesën e parë të takimit. Sfida duket e mbyllur, por kartoni i kuq i Anxhelas që prodhoi penalltinë në favor të lacialëve, e cila më pas u shpërdorua nga Zarate. Megjithatë ofensiva e vendësve nuk bie dhe Kozak do të shkurtojë në të 76-ën, por seria e golave mbyllet këtu dhe Udineze i rrëmben bardhekaltërve vendin e katërt që përkthehet Champions League.

Në sfidat e tjetra, ku janë të përfshira ekipet që luftojnë për mbijetesë, Leçe dhe Çezena kanë arritur fitore shpresëdhënëse. Ekipi i Bogdanit ngjitet në kuotën e 40 pikëve, ndërsa verdhekuqtë në 38 pikë, por ende nuk janë të sigurta. Leçe mposhti Napolin në “Via Del Mare” 2-1, ndërsa Çezena triumfoi në transfertën e Kajliarit 0-2.

Serie A – Java e 36-të

Rezultatet

Palermo – Bari 2-1

Roma – Milan 0-0

Bolonja – Parma 0-0

Breshia – Katania 1-2

Kajliari – Çezena 0-2

Inter – Fiorentina 3-1

Leçe – Napoli 2-1

Udineze – Lacio 2-1

Sampdoria – Xhenoa X-X

Sot

Juventus – Kievo 20:45

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Milan 36 23 9 4 61-23 78

2) Inter 36 22 6 8 65-40 72

3) Napoli 36 21 5 10 56-36 68

4) Udineze 36 19 5 12 63-43 62

5) Lacio 36 18 6 12 47-35 60

6) Roma 36 17 9 10 55-49 60

7) Juventus 35 15 11 9 53-42 56

8) Palermo 36 16 5 15 55-59 53

9) Fiorentina 36 12 13 11 46-41 49

10) Xhenoa 35 12 9 14 38-40 45

11) Kajliari 36 12 8 16 42-46 44

12) Katania 36 11 10 15 37-48 43

13) Kievo 35 10 12 13 33-35 42

14) Parma 36 10 12 14 37-46 42

15) Bolonja 36 11 11 14 34-47 41

16) Çezena 36 10 10 16 35-47 40

17) Leçe 36 10 8 18 42-62 38

18) Sampdoria 35 8 12 15 30-42 36

19) Breshia 36 7 10 19 32-49 31

20) Bari 36 4 9 23 23-54 21

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›