E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, pa problem me Spartakun

Barcelona ka fituar me rezultat të pastër në Moskë pasi që ka mundur Spartak Moscoë me rezultat 0-3 si mysafirë.

Edhe në këtë fitore të Barcelonës kreator i fitores ishte fituesi i trefishtë të topit të artë, Lionel Messi i cili shënoi dy gola, në minutat 27 dhe 39.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi Danni Alves por pas në zonë të rreptësisë disa mbrojtës u mashtruan nga Messi. Alves me një gjysmë vole shënoi me një goditje në kënd të portës që ishte e pamundur të mbrohej nga portiera. 0-1 minuta e 16.

Pas këtij goli Barcelona vazhdoi me posedim të topit.

Iniesta godet fuqishëm por portieri pret ndërkaq topin e devijuar në gol e shndërron Lionel Messi. Kësaj radhe shënon gol me këmbë të djathtë dhe jo më të majtën ashtu sikurse jemi mësuar të shohim zakonisht golat e tij.

Messi shënon edhe një gol, të tretin madje një gol shumë të bukur duke kaluar pa problem portierin Dykan dhe pas një asistimi të Pedros.

Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ishte një pjesë e Barcelonës më shumë pasime në mesfushë dhe me një Spartak që nuk ishte në gjendje të bëj shumë me lojën e tij, qoftë për të shënuar ndonjë gol të nderit.

Në fund Spartak Moscow 0 Barcelona 3.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›