E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet sulmi kundër udhëheqësve polakë

Autoritetet polake kanë arrestuar një mashkull, i cili, sipas tyre ishte i përfshirë në një komplot për një sulm terrorist kundër udhëheqësisë së vendit.

Personi, identiteti i së cilit nuk është zbuluar, supozohet se ka planifikuar shpërthimin e katër veturave bombë jashtë parlamentit, në kohën kur ishin brenda kryeministri, presidenti, kabineti dhe ligjvënësit e vendit.

I dyshuari thuhet se ka qenë i pajisur me materiale shpërthyese, municion dhe armë.

Gjatë një konference për media në Varshavë, prokurori Piotr Krason tha se ky mashkull, një hulumtues universitar nga Krakova, nuk i përket asnjë grupi politik, por tha se kishte motive kombëtare, anti-semite dhe ksenofobike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›