E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Barcelona provon të “arratiset”, +8 nga Reali

Provë force nga ana e Barcelonës, e cila mund 2-1 Betis dhe shkëputet në klasifikim. Lojë mjaft intensive ajo e luajtur në Benito Villamarin, me të dyja skuadrat që treguan një ritëm mjaft të lartë. Katalanasit patën mundësi të mira në fillimin e takimit me Pedrin që u ndal dy herë nga Rui Silva.

Në pjesën e dytë ishte një veprim i Balde që bëri të mundur hapjen e ndeshjes, asistimi i tij për avantazhin e Raphinhas. Lewandowski, i rikthyer pas një ndalimi prej 3 ndeshjesh, nënshkroi golin e tij të 14-të të sezonit, por një autogol nga Koundé e mbajti ndeshjen të hapur deri në bilbilin e fundit. Katalanasit fluturojnë +8 ndaj Real Madridit, nesër në fushë kundër Valencias.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›