Lufta me Rusinë/ Në 3 shkurt mbahet samiti BE-Ukrainë në Kiev

Samiti mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian do të mbahet ditën e premte në Kiev.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal, megjithëse ai nuk dha detaje se kush do të merrte pjesë.
Fakti që samiti do të mbahet në Kiev është një “sinjal i fuqishëm si për partnerët ashtu edhe për armiqtë. Për partnerët tanë, është një mesazh që Evropa beson në fitoren e Ukrainës dhe mbështet lëvizjen tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në BE. Për armiqtë tanë është një mesazh i kotësisë së përpjekjeve të tyre për të përçarë koalicionin që mbështet Ukrainën dhe që ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, theksoi Shmyhal gjatë mbledhjes së qeverisë ukrainase.
/rtsh.al/