Real Madrid, Ancelotti: Çdo gjë e ka një kufi

“Po shkojmë përtej limiteve”. Kështu është shprehur në konferencë për shtyp, Carlo Ancelotti, i cili sulmoi kalendarin e mbingarkuar që e pret Realin në javët e ardhshme, një “çështje shumë serioze” për trajnerin madrilen, i cili kërkon një angazhim kolektiv. “Ne nuk do të zgjedhim ndeshjet tona, sepse nuk është e mundur në këtë klub, do të thotë se Reali gjithmonë jep gjithçka. Por do të më duhet të mat lojtarët. Është e nevojshme. Pse? Sepse kalendari që na pret është… i pabesueshëm”, vazhdoi trajneri, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Valencias. “La Liga dëshiron të organizojë garat e saj, gjithashtu federata, FIFA dhe UEFA… secili ka mënyrën e vet. Rezultati: lojtarët nuk mund të kenë ditë pushimi”.
Në janar, madrilenët kanë luajtur tashmë tetë ndeshje, ndërsa në shkurt do të luajnë shtatë ose tetë të tjera, me një ritëm të pandërprerë prej dy ndeshjesh në javë. “Duhet të ndalemi për një moment dhe t’i themi vetes se nëse lojtarët nuk pushojnë, nuk ka më argëtim, është një gjë shumë serioze”, vijoi trajneri i Realit.
“Ne jemi entuziastë për idenë për të luajtur një gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Barcelonës, një raund të 16-shes të Champions League kundër Liverpool-it, një gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube… kjo na motivon. Por ka një kufiri për gjithçka. Dhe këtu, me këtë kalendar, ne po i kalojmë kufijtë. Të gjithë së bashku, duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar”.