Van Gal do të jetë trajneri i Bajernit të Munihut
Munih - Luis van Gal mësohet se ka arritur një marrëveshje me Bajernin e Munihut. Trajneri aktual i AZ Alkmarit pritet të marrë drejtimin e bavarezëve ne mes të muajit korrik. Me ardhjen e trajnerit të njohur holandez, ekipi më i njohur gjerman e zgjidh përfundimisht çështjen e teknikut për sezonin e ardhshëm.
Këtë vit Bajerni u drejtua nga Jurgen Klisman, i cili nuk arriti dot të përmbushë objektivat e klubit, megjithëse në kampionat e la skuadrën në vendin e dytë, dhe tani bavarezët bashkë kryesojnë me Volfsburgun. Ndërsa, në ligën e Kampioneve Bajerni u shpartallua nga Barcelona në çerekfinale.