E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale/ Numërohen tetë milionë vota në Turqi, ja kush kryeson në rezultatet e para

Ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën sot në Turqi.

Procesi zgjedhor përfundoi në orën 17:00. Sipas raportimit të medieve turke, deri më tani janë numëruar 8 milionë vota.

Nga numërimi rezulton se presidenti Recep Tayip Edogan kryeson me 55.46% të votave, i cili ndiqet më pas nga rivali i tij, kreu i opozitës dhe lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kilicdaroglu me 39.00% të votave.

Ndërsa kandidati i Aleancës nacionaliste, Sinan Ogan ka marrë 5.40% të votave dhe kandidati Muharrem Ince me vetëm 0.57% të votave. Presidenti Recep Tayip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›