Barcelona syte nga Leo Mesi per sfiden me Panathinaikos
Barcelona e udhehequr nga Lionel Mesi do te provoje te fitoje mundesisht duke shenuar sa me shume ne menyre qe te siguroje kualifikimin ne fazen tjeter te Champions League. Per sfiden e sotme me Panathinaikos katalanet do te vazhdojne te mbeshteten tek ylli argjentinas qe eshte golashenuesi me i mire ne aktivitetin me prestigjioz per klube me 5 gola ne 4 ndeshje ne Grupin D duke perfshire ketu edhe dy gola ne ndeshjen e pare ne fitoren 5-1 pikerisht kunder grekeve. 23-vjecari po perjeton nje moment te jashtezakonshem ku ka shenuar 10 gola ne pese ndeshjet e fundit ne La Liga ku se fundmi realizoi nje triplete ne fitoren 0-8 qe Barca arriti ne fushen e Almerias. Ne kampionat blaugranat kane gjashte fitore radhazi ndersa kane shenuar 23 gola por ne Champions gjerat nuk kane qene kaq te thjeshta. Skuadra e Guardioles kryeson grupin me 8 pike vetem nje me shume se FC Kopenhagen. Skuadra po luan mire dhe mund te permiresohet tha trajneri Pep Guardiola.