Rikthehet Lorik Cana Ndihem mire
Lorik Cana pesoi nje demtim ne ligamentet e kaviljes i cili pervecse e la jashte skuadres se Gallatasarait ne dy ndeshje i mohoi edhe grumbullimin ne Kombetare per miqesoren e 17 nentorit ndaj Maqedonise. Por dje ka ardhur nje lajm i mire nga mediat turke sipas te cilave futbollisti shqiptar eshte rikuperuar dhe dje i eshte bashkuar skuadres ne stervitje me ngarkese te plote. Ne momentin e ekzaminimeve te para u fol se ai mund te qendronte per te pakten tri jave larg fushave te futbollit. Por Luftetari sikurse ia kane vene nofken Canes u rikuperua brenda 10 ditesh dhe ka shume mundesi qe te zbrese ne fushe te dielen ne derbin mes Gallatasarait dhe Beshiktashit. Po stervitem se bashku me pjesen e tjeter te skuadres. Tani ndihem mire fizikisht u shpreh dje mesfushori shqiptar per gazeten Sabah. Megjithate sipas kesaj gazete gjendja e tij do te vazhdoje te jete nen lupen e trajnerit George Haxhi para se ai te vendose per aktivizimin ose jo ne derbin e Stambollit kunder Beshiktashit.