E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i jep nje dore por Milani ia del dhe vete

Gola spektakel dhe permbysje ne Roma-Bajern 3-2

Reali dhuron spektakel ne shtepine e Ajaksit dhe i jep nje ndihme Milanit i cili nga ana e tij ben detyren duke triumfuar ne transferte ndaj Okserit. Roma ben permbysjen e madhe duke mundur Bajernin 3-2 dhe i duhet edhe nje pike per kualifikimin. Fitore me permbysje dhe per Celsin ndersa Arsenali mundet ne Braga 2-0.

Reali dominon totalisht nje Ajaks i cili ne fillim shfaqi nje deshire per te luajtur por pas pesimit te golit qe mban firmen e Benzema u duk sikur u dorezua para furise madrilene e cila u shoqerua me pas edhe nga golat e Arbeola dhe dopietes se Kristiano Ronaldos 1 me 11-metersh. Milani e mbyll ne barazim pjesen e pare ne shtepine e Okserit. Francezet jane treguar shume agresive ne minutat e para te takimit te sfides. Nje aksion i bukur i Dudkes eshte ndalur nga nje pritje e bukur e portierit Abiati. Nje minute me pas Okseri shfaqet serish rrezikshem me Birsan por kunderpergjigjja e kuqezinjve nuk vonon. Ne te 22-n eshte Sedorf qe gjuan pak mbi traverse ndersa rasti me i mire per te shenuar ishte ne kembet e Gatuzos. Ne fakt ne minuten e 39 mesfushori kuqezi nga nje pozicion shume i mire para portes gjuan lart. Ne pjesen e dyte loja eshte thuajse e barabarte por per te zhbllokuar rezultatin mendon Ibrahimovic me nje gol te bukur. Ronaldinjo i sapoardhur nga stoli ku qendroi per me shume se gjysmen e lojes ka shenuar golin e dyte ne minuten e 90 dhe ka festuar me tifozet kuqezi kualifikimin per ne turin tjeter. Bajerni provon parajsen dhe ferrin ne Olimpiakos ku pasi ka udhehequr per 45 minuta eshte shokuar ne fraksionin e dyte te lojes. Kur pritej qe bavarezet te zbrisnin ne fushe te pamotivuar pas kualifikimit te parakohshem dhe te cunguar nga mungesat e shumta gjermanet i kane shokuar italianet duke e mbyllur pjesen e pare ne avantazhin e 2 golave. Pas nje gabimi te Kasetit sulmuesi i Bajernit Gomez i nisur nga kufiri i pozicionit jashte loje dhe duke perfituar nga rreshtimi i gabuar i verdhekuqve me nje prekje te lehte ka mundur te coje topin ne rrjete. Edhe goli i dyte i gjermaneve mban firmen e tij. Para se ta shikonte veten ne dizavantazh Roma kishte humbur dy raste te mira per gol me Borrielon dhe Grekon por ne te dyja rastet jane bllokuar nga portieri Kraft. Menjehere pas rifillimit te pjeses se dyte romanet ngushtojne ne 2-1 me Borrielon dhe per minuta te tera loja flet per ta. Krijojne shume raste dhe humbasin mjaft te tille ne porten kundershtare. Roma insiston vazhdimisht dhe me ne fund ne minuten e 81 arrin te barazoje rezultatin me golin e De Rosit. Tre minuta me vone vedhekuqte fitojne nje 11-metersh i cili do te kthehej ne gol nga Francesko Toti. Pra nje ndeshje qe ka dhuruar gola e spektakel por mbi te gjitha nje permbysje te jashtezakonshme nga 0-2 per bavarezet ne 3-2 per Romen. Celsi fiton me permbysje ne shtepi ndaj Zilines. Nderkohe shokuese eshte humbja e Arsenalit te mundur ne shtepine e portugezeve te Bragas me rezultatin 2-0 dhe rrezikon kualifikimin per ne turin tjeter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›