E Diel, 1 Nëntor 2026

Rafa Benitez Nese mposhtim Tuenten gjithcka ndryshon

Trajneri i Interit i bindur per triumfin ne sfiden e sotme kunder holandezeve

Shume i qete gjakftohte i bindur. Per Rafa Benitez ndeshja e sotme ne San Siro me holandezet e Tuentes nuk do te jete asgje tjeter vecse e para e nje serie te gjate fitoresh per Interin. Sfida me Tuenten do te jete vendimtare per mua Une e shoh ne nje kendveshtrim ndryshe. Jam i bindur se do te marrim tri piket dhe ky do te jete triumfi i pare i nje serie te gjate fitoresh. Kjo ishte deklarata e pare e drejtuesit te stolit zikalter ne prag te sfides qe mund te vendose fatin per kualifikimin me tej ne Champions League. Fitorja do te ishte ideale por Interi mund ti lejoje vetes edhe nje barazim pavaresisht se eshte e detyruar qe te ndjeke Totenhemin ne Grupin A. Vendi i pare eshte mjaft i rendesishem pasi eviton perplasjen me fitueset e grupeve te tjere qe mund te perkthehet me skuadrat me te mira ne Europe. Interi ndodhet ne kuoten e 7 pikeve aq sa edhe Totenhemi Spurs kane golavarazh me te mire ne perballjet direkte me italianet Tuente ka grumbulluar 5 pike ndersa Verder Bremen mbyll grupin me 2. Kjo do te jete nje ndeshje ndryshe nga ajo ne Verona shtoi trajneri. Eumlshte nje takim i rendesishem. Fajet e trajnerit Rezultatet varen nga te gjithe ata qe jane te perfshire ne nje ekip futbolli. Kemi bere paraqitje te mira por edhe ndeshje jo ne lartesine e duhur. Gjithsesi e kemi te qarte qe ne momentin kur do te kthehen te demtuarit skuadra do te jete me e forte. Tiago Mota eshte rikuperuar por eshte e qarte qe ai nuk eshte ne gjendje te luaje 90 minuta. Me tej Benitez ka folur per situaten brenda ekipit ne kete moment te veshtire I shoh gjerat me pozitivitet mendoj se me pune mund te mposhtim kedo. Ndeshja e radhes eshte mjaft e rendesishme dhe nese fitojme jam i sigurt se mentaliteti yne do te ndryshoje. Skuadra eshte e bashkuar dhe kerkon fitoren. E kemi te qarte qe nese fitojme me Tuenten jemi te kualifikuar. Gjendemi ne nje moment ku mund te fitojme ende shume trofe. Nese do te na rikthehen lojtaret e demtuar jam i sigurt se skuadra do te jete me e forte. Shnajder E dime qe vitin e kaluar luajti shume ndeshje dhe per askend nuk eshte e lehte. Megjithate ai po punon mire dhe shpresoj qe ne sfiden ne Champions te jape me te miren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›