Tirana humbet kryesimin e Super Ligës shqiptare
Kavajë - Skuadra e Tiranës bie nga kreu i Super Ligës shqiptare pasi nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në Kavajë përballë Besës vendase. Ndeshja u shoqërua me tension, dhe këtë e tregojnë tre kartonët e kuq, një për Besën dhe dy për Tiranën.
Kryeqytetasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të të përhershmit Migen Memelli në minutën e 20-të. Në minutën e 43-të Progni e lë Besën me 10 futbollistë, pasi del nga fusha pas dy kartonëve të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit kryesor.
Në minutën e 74-t Fortunat barazon gjithçka duke i dhënë më shumë zemër kavajasve. Portieri Nallbani e lë Tiranën me 10 futbollistë në minutën e 80-të, duke vendosur barazinë edhe në numër. Në minutën e fundit të takimit ndëshkohet me të kuq edhe Andi Lila për veprime të pahijshme.
Barazimi i kushtoi shumë Tiranës, pasi zbret në vendin e dytë, duke ia lënë kryesimin shkodranëve të Vllaznisë. Ndërsa, Besa renditet e gjashta me 40 pikë.