E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti i monumenteve, tashmë në rrugë të drejtë

Përgjatë vitit 2011, instituti i monumenteve të Kulturës do të ndërmarrë restaurimin e disa veprave të rëndësishme kulturore ku mund të përmendim atë të rrugës Egnatia në Elbasan, kalanë e Beratit etj. Zbatimi i këtyre projekteve do të nisë përgjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti. Ndërsa përsa i përket projektit për amfiteatrin e Durrësit, drejtori i institutit Bace u shpreh se gjërat janë në rrugë të mbarë dhe së shpejti do të fillojë edhe gërmimet për një pjesë të mbetur në tokë të amfiteatrit i cili daton në fund të shekullit të parë dhe fillim të shekullit të dytë.

Punimet për muzeun e Apolonisë kanë nisur dhe gjithçka do të jetë gati përpara hapjes së sezonit turistik dhe gjithashtu po vazhdojnë punimet për hapjen e muzeut të qytetit të Durrësit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›