Shqiperia drejt shkaterrimit

Mozaiku “Shqipëria”, që ndodhet në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar është i destinuar të humbas tërësisht. Përfundimi i takon një grupi restauratorësh shqiptar e italian pas studimit disa mujor. Drejtori i Monumenteve të Tiranës Arbër Kadia na shpjegon se shumë shpejt do të nis restaurimi i mozaikut, por ky proces do të mund t’i zagjas jetën kësaj vepre vetëm me disa vite.
"Ne kemi pasur analiza me ekspertë italianë dhe shqiptarë, të cilët dolën në përfundimin se ky mozaik fatmirësisht ka një jetë të shkurtër. Ky mozaik është bërë keq, seps në kohën kur është bërë, hartuesve dhe zbatuesve të projektit i është kërkuar që të bëhet me normë. Ne do kërkojmë të zgjasim jetën për këto 3-4 vite, po e them me bindje të plotë se ai mozaik do ketë nevojë për ndërhyrje të vazhdueshme", tha Arbër Kadia, Drejtor i Monumenteve të Tiranës.
Sipas Kadisë, procesi i restaurimit që tashmë varet vetëm nga disa cështje administrative, do të jetë i vështirë, pasi në mozaik nuk është ndërhyrë për tre dekada.
"Ai mozaik së shpejti do të kthehet në fazën më të mirë të tij. Trashësia mes skelerisë dhe armaturës së hekurit është shumë e ngushtë. Duke qenë aq e ngushtë dhe e hollë, forcat e ndryshme atmosferike, uji ka krijuar efektet e ndryshme kimike, të cilat pastaj kanë rezultuar në degradim", tha Kadia.
Mozaiku “Shqipëria” u krijua në vitin 1981, kur u ndërtua edhe Muzeu. Ai ka një sipërfaqe pre 440 metrash katror dhe është më i madhi i tillë në Shqipëri. Për të punan një grup skuplptorësh si Vilson Kilica , Aleksandër Filipi, Anastas Kostandini.
Aurela Papadhima