E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardh Spahia: “Rama ide imagjinare për shëndetësinë”

06-04-2013 / Gazeta 55

Reagon zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia

“Kërkon të krijojë një monopol qeveritar për kujdesin shëndetësor që konsiston në miliarda lekë dhe të ulë cilësinë e kujdesit”

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia reagoi dje ndaj deklaratave të kreut të PS, Edi Rama lidhur me sistemin shëndetësor në vend. Spahia hodhi poshtë si spekulativ dhe realitet të rremë, deklaratën e Ramës se jetëgjatësia e shqiptarëve është 5 vjet më e ulët se në vendet evropiane. Sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, e vërtetë është se, jetëgjatësia jonë është më e lartë se mesatarja europiane. Shqiptarët jetojnë më gjatë se hungarezët, bullgarët, dhe polakët. Zëvendësministri i Shëndetësisë i cilësoi gënjeshtra pretendimet e Ramës se shqiptarët janë të detyruar të paguajnë 60 për qind të shpenzimeve të tyre shëndetësore nga xhepi, në një kohë kur qeveria paguan 76 për qind të shpenzimeve shëndetësore. Ndërsa, kujdesi shëndetësor për të varfrit është falas. “Dhe zoti Rama jo vetëm që ka fakte të gabuara, por ai ka gjithashtu ide të gabuara”, shtoi ai.
Spahia akuzon kreun e PS se kërkon të krijojë një monopol qeveritar për kujdesin shëndetësor që konsiston në miliarda lekë dhe të ulë cilësinë e kujdesit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›