E Diel, 1 Nëntor 2026

“Benzi” përplas motorin në Divjakë, ndërron jetë drejtuesi 40-vjeçar

“Benzi” përplas motorin në Divjakë, ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit,shtetasi me iniciale B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Ndërkohë shoferi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›