E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bardh e Zi", gjykata liron motrat Mehmeti

TIRANE - Dy nga te arrestuarit e operacionit "Bardh e Zi", jane lene te lire nga Gjykata e Shkalles se Pare e Tiranes, nderkohe qe shtate te tjeret jane lene ne qeli. Gjate nje seance te djeshme gjykata, ka liruar dy vajzat (motra), Zizja dhe Alma Mehmetin, 25 dhe 20 vjece, nderkohe qe ne qeli kane ngelur te gjithe djemte e grupit qe shperndante heroine ne zonen e Kinostudios dhe me gjere. Te arrestuarit e pak diteve me pare, dje jane perballur me provat e policia dhe prokurorise. Nderkohe qe dy te liruarat kane pretenduar se ishin perdoruese e jo, shperndarese te lendes narkotike. Dhe perfaqesuesit e prokurorise, kane kerkuar qe dy te rejat te kishin nje mase sigurie me te lehte se pjesetaret e tjere te organizates. Ne qeli eshte lene kreu i ketij grupi, Krenar Dajti, se bashku me pjesetaret e tjere, qe shperndanin heroine, jo vetem ne zonen e tyre, por ne te gjithe kryeqytetin.

Te arrestuarit kane qene pjese e rrjetit me te madh i shperndarjes se heroines ne Tirane. Ata u vune ne pranga ne kuader te operacionit te koduar, "Bardh e Zi". Policia arrestoi kreun e ketij rrjeti, Krenar Dajti, 30 vjec. Ai ka qene dhe me pare i denuar per "arme mbajtje pa leje". Prangosjet jane bere nga operacioni i koduar "Bardhe e Zi". Personat jane vene ne pranga ne shtepite e tyre prane shkolles "Bajram Curri"". Te arrestuar dhe te lene ne qeli jane, Krenar Dajti, 30 vjec, i proceduar me pare per "armembajtje pa leje", Bledar Kovaci, 27 vjec, me pseudonimin "Bjondi", Zamir Gjuzi, 24 vjec, i njohur me pseudonimin "Zamir Qorri", Agron Koci, 33 vjec, me pseudonimin "Gjon Rrapi", Elidon Xhiku, 22 vjec, Geris Lala, 24 vjec, Sokol Mhilli, 42 vjec, Zizja Mehmeti, 25 vjec dhe Alma Mehmeti, 20 vjece. Keto dy te fundit jane lene te lira me urdher te Gjykates se Shkalles se Pare te kryeqytetit. Sipas te dhenave, te prangosuri shperndanin heroine ne zona te ndryshme te kryeqytetit. Por epiqendra e tyre ka qene, ne zonen prane shkolles "Bajram Curri", ne Kinostudio. Prangosjet e personave jane bere ne banesat e tyre, ne kete zone. Per arrestimin e rrjetit me te madh te shperndarjes se heroines ne kryeqytet, jane dashur me shume se tre muaj hetime.

"Jane dashur tre muaj hetime qe kane qene te nevojshme per zbardhjen dhe dokumentimin ligjor te veprimtarise se ketij rrjeti, i cili kishte si kryesues dhe furnizues Krenar Dajtin", tha dje perfaqesuesi i institucionit te akuzes ne Gjykaten e Tiranes. Me arrestimin e tyre, uniformat blu kane sekuestruar ne cilesine e provave nje automjet tip "Benz", qe sherbente per shperndarjen e lendes narkotike heroine, rreth 30 grame lende e dyshuar heroine, shuma e parave prej 70 mije lekesh qe dyshohet se jane perfituara nga kjo veprimtari, si dhe gjashte aparate celulari. Artan Cena

9 persona

Jane vene ne pranga gjate mengjesit te nje dite me pare, ne operacionin e koduar "Bardh e Zi", te organizuar nga antidroga e Policise se Tiranes. Te ndaluarit shperndanin lende narkotike heroine ne kryeqytet.

Hetimet dhe zonat e aktivitetit te te prangosurve

Te gjithe keta persona, banore te nje lagjeje benin pjese ne nje rrjet te fuqishem, i cili organizonte dhe monitoronte tregun e shitjes se heroines ne kryeqytet. Tre muaj hetime kane qene te nevojshme per zbardhjen e kesaj veprimtarie te ketij rrjeti, i cili kishte si kryesues dhe furnizues Krenar Dajtin. Ata e kishin aktivitetin kryesor ne gjithe Tiranen lindore. Ata zhvillonin aktivitetin, tek Xhamlliku, "Bajram Curri", Allias, varrezat e Tufines, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›