E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardhësi e “pafund” në Europë

Europa përjetoi edhe një fundjavë me mot të ligë dhe të ftohtë, që nxiti anulimin e shumë fluturimeve dhe mbylljen e disa nyjave të rëndësishme rrugore në të gjitha anët e kontinentit, me zyrtarët që kërkuan nga banorët që të furnizohen me ushqim.

Gjermania sot u përball me reshje të reja të dendura të borës, pas borës që kishte rënë një ditë më herët në pjesët veriore dhe qendrore të Gjermanisë.

“E tërë Gjermania është e bardhë”, tha Tania Dressel, nga shërbimi meteorologjik i Gjermanisë.

Nga gjermanët u kërkua që të furnizohen me ushqim dhe medikamente të mjaftueshme për së paku katër ditë, duke pasur parasysh motin e ligë që do të vazhdojë dhe nga ta u kërkua që t’i shmangen udhëtimeve të panevojshme.

Sipas meteorologut Michel Daloz, nga agjencia franceze Metro France, ajo që po shkakton kaos në Europë është kombinimi i rrallë i faktorëve: depresioni mbi Italinë veriore, i cili po sjell një ajër relativisht të nxehtë nga Mesdheu, i cili po puqet me ajrin e ftohtë, i cili vjen nga veriu dhe lindja.

Trafiku ajror në Europë u përball me vështirësi të mëdha. Më shumë se 220 fluturime u anuluan në Frankfurt, aeroportin e tretë më të madh në Europë. Gati një e treta e fluturimeve janë anuluar në aeroportin Charless De Gaulle në Paris, ndërsa në aeroportin Heathrow në Londër u anuluan 50 fluturime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›