E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC i Fierzës, bien prurjet, vazhdojne shkarkimet

TIRANE- Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka shënuar rënie. Te dhenat nga KESH tregojne se niveli aktual i ujit shenon 291.6 metra, duke rënë me 30 cm nga nata e mbrëmshme ku niveli i ujit shënonte 291. 9 metra. Kuota maksimale e lejuar në lëtë liqen është 296 metra.Vërehet dhe një renie e prurjeve në liqen, nga 720 metër kub ujë në sekond që shënohej mbrëmë, sot këto prurje kanë rënë në 450 metër kub ujë për sekondë. Ministria e Brendshme në informacion e shpërndarë sot në orën 09.00 informon se nga hidrocentrali i Fierzës  derdhjet jane te njejta me prurjet, pra 450 meter kub per sekond. Nderkaq ne Koman niveli i ujit eshte 171 metra me prurje 350 meter kub per sekond dhe shkarkime 1790 meter kub uje per sekonde.Ne Vaun e Dejes niveli i ujit eshte 74.27 metra nga 76 metra qe shenon kuota maksimale dhe shkarkimet janë 1400 metër kub për sekondë, ndërsa në hidrocentralin e Ulezes dhe Shkopetit niveli i ujit shenon 127.71 metra nga 128.80 metra që është kuota maksimale dhe janë ndërprerë shkarkimet. (s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›