E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi-Ballukut: Mos e ngatërroni mirëqenien tuaj me atë të shqiptarëve

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partinë Demokratike Gazment Bardhi gjatë diskutimit për buxhetit faktik të vitit 2023, replikoi në Kuvend me zëvendëskryeministren dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bardhi tha se në buxhetin e vitit 2023, Balluku ka përfituar 50 milionë euro nga një projekt, si dhe nga shitblerja e energjisë elektrike ka përfituar 180 milionë euro.

“Kur vini këtu dhe flisni për mirëqenien e shqiptarëve mos e ngatërroni me mirëqenien tuaj”, tha Bardhi.

Teksa Balluku u largua, deputeti demokrat vijoi më tej duke akuzuar ministren për shpenzime të tepërta.

“Do ta shtroj diskutimin tim si dua. Sa kushtonte veshja e saj para 5 vitesh dhe sa kushton sot. Prandaj zonja kryetare kur jemi betuar, jemi betuar për mirëqenien e qytetarëve, jo të Belinda Ballukut e të ndonjë tjetri. Në 2007 kishte 7 orë drita, aq kishte. Na e kishit lënë peshqesh ju gjatë qeverisjes suaj. E bëmë këtë pa e rritur çmimin e energjisë siç e keni bërë ju. Flet me veten pastaj ikën e fshihet”, tha Bardhi.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›