E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në Hungari, takime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte dhe homologun holandez Schoof

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku ka marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe takime bilaterale me krerë shtetesh e zyrtarë të lartë të NATO-s.

Kryeministri zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Po ashtu Rama zhvilloi një takim bilateral edhe me homologun holandez, Dick Schoof.

Më herët, kryeministri Rama ndau edhe momente nga takimi me presidentin e Turqisë Reccep Tayyip Erdogan, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe kreun e shtetit të Qipros, Nikos Christodoulides.

Komuniteti Politik Europian bëri bashkë në Hungari krerët e 47 shteteve.

Në axhendën e diskutimeve u shtruan çështje si konkurrueshmëria e Bashkimit Europian, qëndrimet gjeopolitike të Europës përballë kërcënimeve dhe mbrojtja e kontinentit.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›