E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spiropali: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, Asaf Hajiyev.

Spiropali dhe Hajiyev diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC, Presidencën e sukseshme të Kuvendit në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024, kontributin për eficiencën dhe efektivitetin e veprimtarisë së PABSEC, lehtësimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe rritjen e bashkëpunimit të PABSEC me Bashkimin Europian.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë, Petro Koçi, dhe anëtarët Pranvera Resulaj dhe Paulin Sterkaj.

1 nga 3

/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›