Karabina : Kuvendi Berishës mashtrim për hallet e tij

Partia Demokratike zyrtare, që drejtohet nga Lulzim Basha, ka bërë një reagim për Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga grupimi Rithemelimi i PD, i udhëhequr nga Sali Berisha.
Zëdhënësja Mirela Karabina përmes një njoftimi për mediet u shpreh për ato që ajo i ka cilësuar “Mashtrime ordinere për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit dhe hetimit të SPAK për korrupsion për aferën Partizani”.
Sipas deklaratës Berisha nuk dha sqarime as për humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit dhe as për arsyet se përse është shpallur “non ngata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Partia Demokratike zyrtare vlerëson se arsyeja e shpalljes non grata të Berishës është përfshirja në veprime korruptive “dhe përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij”
Për zonjën Karabina Berisha po i përdor demokratët si mburojë të halleve të tij pasi i fshihet drejtësisë.
/ rtsh.al /