Bardhi takim me pensionistët në Lushnjë: Asnjë pension nën 200 euro

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me pensionistët në Lushnjë.
Gjatë takimit Bardhi tha se me ardhjen në pushtet të PD-së nuk do të ketë “asnjë pension nën 200 euro”.
“Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe, ilaçet blihen, sepse ata me rimbursim, nuk kanë efekt. Këto shqetësime na u përcollën edhe në Lushnjë në një takim që patëm me pensionistët, bashkë me kandidatin Gentian Çela”, theksoi Bardhi.
Bardhi nënvizoi se “ne kemi një plan të qartë që pensionistët të kenë një jetë sa më dinjitoze dhe që do ta zbatojmë brenda 100 ditëve të para: Nuk do të ketë më pension nën 200 euro; Reformim të listës së barnave sipas nevojës së pensionistëve; Siguri për ilaçet me vendosjen e standardeve më të larta të BE-së”.
/a.f/