E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite rrethon Rafahun në Rripin e Gazës

TEL AVIV, 2 prill /ATSH-DPA/- Izraeli tha sot se ka rrethuar një pjesë të qytetit jugor të Gazës, Rafah.

“Trupat e Brigadës së 14-të, nën komandën e Divizionit të Gazës, kanë përfunduar rrethimin e zonës “Tel al-Sultan” në Rafah”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë.

Trupat tokësore izraelite janë dislokuar në distriktin Tal al-Sultan për rreth dy javë.

IDF tha se ushtarët kishin eliminuar dhjetëra terroristë dhe lokalizuar dhe shkatërruar dhjetëra armë dhe infrastrukturë terroriste.

Gjithashtu, sipas deklaratës, trupat gjetën dy raketa brenda njërës prej ndërtesave në zonë, si dhe një lëshues që kishte për qëllim territorin izraelit.

Ushtria ka ndaluar edhe të dyshuarit për marrjen në pyetje.

Sipas raporteve palestineze, janë vrarë rregullisht njerëz në sulmet dhe luftimet në Rripin e Gazës, duke përfshirë shumë civilë.

Informacioni nga të dyja palët nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur për momentin.

Ditët e fundit, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të qytetit, Rafah dhe qyteteve fqinje që të largohen.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›