Te pastrehet molle sherri mes bashkise e ministrise
Banesat sociale te cilat ende nuk kane perfunduar eshte bere seriali i radhes se diskutimeve mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Keto banesa po ndertohen per tu ardhur ne ndihme shtresave sociale ne nevoje. Kreu i bashkise Edi Rama ishte ne Shkoze pak dite me pare per te inspektuar punimet. Nderkohe qe dje projektin e prezantuar nga bashkia e ka hedhur poshte Ministria e Transporteve e cila sqaron se bashkia eshte e ftuar nga Transportet dhe nuk duhet ta shese kete projekt si te vetin. Ndersa Bashkia e Tiranes vijon inspektimet dhe Ministria e Transporteve kerkon te rivendose ne vend lavdine e saj. 6 mije familjet e pastreha qe u eshte premtuar strehim ende nuk kane pare me sy asnje banese. Banesat sociale me qira jane nje nisme e Ministrise se Transporteve dhe jo e bashkise. I vetmi kontribut i Bashkise se Tiranes ne kete angazhim eshte vonesa prej nje viti ne realizimin e ketij projekti. Kjo ka qene dje deklarata e Ministrise se Transporteve.
Sipas perfaqesuesve te ketij dikasteri kryebashkiaku gjate vizites se tij ne pallatet e ndertuara ne zonen e ish-Uzines Traktor e cilesoi kete projekt si nje nga iniciativat me te rendesishme ne fushen e strehimit ne kryeqytet.
Ky projekt eshte ideuar propozuar dhe eshte komponent i nje nisme te dikasterit te Transporteve ku jane ftuar te marrin pjese plot 8 bashki. Projekti i banesave sociale me qira eshte konceptuar nisur dhe perfunduar nga Ministria e Transporteve. Sipas marreveshjes ne kuader te huas 2007 dhe nenhuas 2008 Ministria e Transporteve Ministria e Financave edhe bashkite projekti prej 29 milione e 651 mije eurosh do te siguroje 1100 apartamente nga te cilat 398 per Tiranen. Fondi qe qeveria ka vene ne dispozicion te Bashkise se Tiranes me ane te kesaj kredie eshte 12 milione e 900 mije euro.
ProjektiProjekti eshte zhvilluar me synim per ti ardhur ne ndihme kategorise qe me te ardhurat e tyre nuk sigurojne dot nje strehim te pershtatshem dhe per te zgjidhur problemin shumevjecar te strehimit. Ky projekt i qeverise eshte pjese e paketes per zgjidhjen e problemit te strehimit bashke me kontingjentin e apartamenteve qe ndertohen nga Enti Kombetar i Banesave kontingjentin e banesave sociale me qira dhe programin e kreditimit me interesa 0 i nisur tashme prej nje viti.
E gjithe kjo pakete ne perputhje me programin e qeverise zgjidh perfundimisht problemin e 6000 familjeve 3200 me statusin e te pastreheve dhe pjesa tjeter qe banojne ne shtepite e ish-pronareve.
Ne vitit 2007 Ministria e Transporteve se bashku me Ministrine e Financave dhe CEB negociuan marreveshjen ne kuader te huas e cila u miratua nga Kuvendi ne tetor te 2007-s sqaroi Ministria e Transporteve. 12 muaj me radhe i kemi kerkuar Bashkise se Tiranes te gjeje trojet ku do te ndertoheshin banesat per te pastrehet por si gjithmone kur behet fjale per troje per sherbim publik bashkia ka veshtiresi. Vetem pas kercenimit se do te anulonim projektin bashkia u detyrua te gjeje terrenin per te ndertuar banesat thuhet ne njoftimin zyrtar te Ministrise se Transporteve.