Bardhyl Londo fiton Balcanica per poezine
Ne Braila te Rumanise keto dite u mbajt edicioni i katert i festivalit poetik Balcanica. Kete vit festivali i poezise iu kushtua asaj shqipe. Sipas shtypit dhe kritikes rumune u theksua fakti se vlerat e poezise shqipe dhe veprimtarite e zhvilluara gjate ketyre diteve deshmuan nje nivel te admirueshem te poezise shqipe. Cmimet Balcanica per poezi i moren poeti Bardhyl Londo dhe rumuni Adrian Alui Gheorghe. Cmimet Balcanica per perkthim iu dhane perkthyesit Marius Dobrescu dhe Baki Ymerit ndersa poetja Ileana Malancioiu u shperblye me cmimin Balcanica per gjithe veprimtarine. Moren pjese ne kete aktivitet poetet shqiptare Bardhyl Londo Ermir Nika e Sali Bashota por ishin ftuar dhe Visar Zhiti dhe Skender Rusi nga Shqiperia si dhe Basri Capriqi nga Kosova e Baki Ymeri nga Bukureshti poezite e te cileve u recituan ne te dy gjuhet shqip dhe rumanisht. Ne te njejtin kuader u mbajten disa ligjerata kushtuar letersise shqipe dhe asaj rumune te cilat dinamizuan dhe ravijezuan gjeografine shpirterore te shqiptareve. Me kete rast Luan Topciu paraqiti kumtesen Letersia shqipe ne hapesiren ballkanike ndersa Sami Piraj paraqiti kumtesen Veprimtaria e Institucioneve kulturore ne Kosove nderkohe qe shkrimtari dhe perkthyesi Marius Dobrescu foli per figuren e Naum Veqilarxhit ne kontekstin e Rilindjes Kombetare shqiptare. Grupi Serenada e Lidhjes se Shqiptareve te Rumanise kendoi per te pranishmit muzike qytetare nga jugu i Shqiperise. Gjate kesaj veprimtarie u promovua edhe antologjia e festivalit Balcanica me autoret Sali Bashota Visar Zhiti Rodian Dragoi Basri Capriqi Adrian Alui Gheorghe Bardhyl Londo Victoria Milescu Ermir Nika Horia Zileru Skender Rusi autore qe u konsideruan dhe pretendente te cmimit te madh Balcanica. Poezite ne rumanisht u perkthyen nga Marius Dobrescu Luan Topciu dhe Baki Ymeri. Ne mjediset e Bibliotekes se Qarkut Braila u inaugurua nje ekspozite me dokumente te panjohura te Naum Veqilharxhit iluminist dhe nje nga ideologet e pare te Rilindjes Kombetare shqiptare autori qe hartoi abetaren e pare shqipe ne Braile 1844-1845. Edicionet e meparshme te ketij tubimi nderkombetar i jane kushtuar poezise bullgare serbe dhe asaj maqedonase.