Bare: 170 hektare gjelberim per Tiranen

Socialisti Besnik Bare i eshte kunderpergjigjur akuzave te anetarit te Keshillit Bashkiak te Tiranes, Gjergj Bojaxhi, i cili akuzonte bashkine se po betonon kryeqytetin me planet e saj.
Bare tha se plani rregullues i Tiranes respekton mjedisin dhe se ne te eshte parashikuar rritja e siperfaqes se gjelber ne kryqytet me mbi 170 hektare.
“I kujtojme Berishes, Metes e tere bojaxhinjve te tjere se Tirana me pare kishte 1.2 metra katrore gjelberim per fryme, ndersa sot ka 4.3. Plani rregullues i Tiranes parashikon nje siperfaqe prej 170 hektare gjelberim. Me vjen keq qe Bojaxhi u qan hallet shqiptareve, kur eshte KESH qe po u merr atyre gjithmone e me shume para me faturat”, ka pohuar Bare.