Itali, pranga per vrasje dy vellezerve shqiptare

Policia italiane ka arrestuar sot ne nje nga qytetet veriore te vendit fqinj dy shtetas shqiptare te shpallur ne kerkim nga drejtesia shqiptare per vrasje.
Lajmin e bejne te ditur burime policore zyrtare, sipas te cilave ne pranga kane rene vellezerit Taip dhe Genc Katica, te cilet se shpejti do t’e ekstradohen ne Shqiperi.
Sipas burimeve, vellezerit Katica, nga qyteti i Shkodres, akuzohen per vrasjen e shtetasit Jetmir Dhampiri. Ata jane denuar ne mungese nga gjykata e Shkodres me masen arrest me burg.
Burimet shtojne se ndaj tyre rendon edhe akuza e armembajtjes pa leje.