E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permet, aktivitete ne kujtim te Mit’hat Frasherit

Me rastin e shpalljes qytetar nderi te Mit’hat Abdyl Frasherit, i njohur me pseudonimin Lumo Skendo, bashkia e Permetit organizoi sot nje sere aktivitetesh.

Te pranishem ishin studiues, historiane, njerez te letrave shqipe, si profesor Uran Butka, profesor doktor Beqir Meta, Bardhyl Londo dhe politikane te partive te djathta.

Mit’hat Frasheri njihet si misionar i shqiptarizmit. Ne moshen 28 vjecare ai ka qene kryetar i Kongresit te Manastirit dhe themelues i Partise se Ballit Kombetar ne vitin 1939.

Kjo eshte hera e pare ne Permet qe zhvillohen aktivitete te tilla ne nderim te figures se Mit’hat Frasherit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›