E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, ne proteste 16 punonjes te konvikteve

16 punonjes te konvikteve te Universitetit te Korces  kane protestuar per shkak te largimit nga puna. Punonjesit jane larguar nga detyra me nje vendim te bashkise se qytetit Korce.

Duke pretenduar se jane hequr nga puna pa te drejte, dhe jane zevendesuar me te tjere, te pushuarit nga puna kane protestuar para bashkise duke kerkuar rikthimin ne pune.

Nga ana e tij, kryetari i bashksie Niko Peleshi ka bere te ditur se ka nje reduktim te punonjesve te konvikteve dhe me nje vendim te fundit te keshillit bashkiak eshte bere edhe ristrukturimi.

Sipas tij, nga 38 persona te punesuar, 10 prej te cileve ne stafin arsimor dhe 28 te tjere ne stafin ndihmes, do te reduktohen. Kryebashkiaku Peleshi ka deklaruar se, largimet nga puna kane patur arsyen vetem te reduktimit dhe te zevendesimit te personelit brenda te njejtit staf.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›