E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare Te shkarkohet zv/drejtori Kulicaj

Socialistet kerkuan sot nga Prokuroria qe te hetojne zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj ndersa akuzuan kete te fundit per perfshirje ne kontrabanden e naftes virxhin.

Deputeti socialist Besnik Baraj ka cituar sot ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti sipas te cilit ish-keshilltarin Eduard Belgun e kane zhdukur dhe kete e ka bere zv/drejtori Kulicaj.

Belegu po pergatitej te denonconte Policine dhe Prokurorine per arrestimin e tij kot dhe papritur u zhduk. Emri i Kulicajt me del ne kontrabanden mafioze te naftes Virxhin por edhe ne disa veprime mafioze te tjera.Berisha duhet te distancohet nga ky ish-bodyguard duke e pezulluar nga detyra dhe tia jape drejtesise ta hetoje pa mburojen e pushtetit qe ka ne polici ka theksuar Baraj.

Deputetit opozitar kritikoi qendrimin e Berishes i cili kerkoi nga autoritetet perkatese qe te zhvillojne hetime per akuzat e ngritura nga deputetet midis tyre.

Cfare po ben Prokuroria ne lidhje me keto akuza teper te renda e shume publike per nje drejtues te larte te Policise se Shtetit Cfare po ndodh me Prokurorine kur eshte me se e qarte se vete qeveria as qe ka ndermend ta hetoje apo pezulloje ish bodigardin e Kryeministrit. Organet e drejtesise dhe shtetit duhet te vihen menjehere ne levizje per te zbardhur ceshtjen Kulicaj vijoi Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›