E Diel, 1 Nëntor 2026

PDU takim me kongresmenin Mike Kirk i dorezon dosjen e ceshtjes came

Washington 5 tetor NOA - Deputetet Idrizi dhe Tahiri u takuan sot ne ikago me kongresmenin Mike Kirk i cili njihet si nje mik i mire i shqiptareve dhe i Shqiperise dhe i dorezuan atij dosjen me materialet per ceshtjen came e i sqaruan gjithe aktivitetin e PDU ne lidhje me kete ceshtje.

Si nje njohes i mire i situates politike te Ballkanit ai diskutoi me Idrizin per situaten sot ne Ballkan dhe te dy rane dakord se pavaresia e Kosoves eshte nje histori e mbyllur dhe e pandryshueshme dhe se te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni me zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit ne Luginen e Presheves dhe ne Mal te Zi duhet te respektohen ne cdo rast.

Me pas dy bashkebiseduesit rrahen mendimet mbi ceshtjen e fundit te pazgjidhur te Ballkanit ate te amerise. Ne materialet e dorezuara nga kryetari i PDU-se Idrizi ishin nje sere dokumentesh ligjore qe faktojne kerkesat e PDU dhe te gjithe komunitetit cam te Shqiperise.

Ne fund Idrizi e ftoi kongresmenin Kirk te vinte ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi ftese e cila u prit me shume kenaqesi.

Te pranishem ishin perfaqesuesit e te gjitha shoqatave dhe komuniteteve shqipfolese nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe Shqiperia.

Deputetet Idrizi dhe Tahiri pasi parashtruan punen 1-vjetore te PDU per promovimin dhe zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare i folen te pranishmeve per planin dhe objektivat konkrete qe PDU ka.

Ne takim u ra dakord per mbledhje te here pas hershme dhe pergatitjen e nje axhende te perbashket me te gjithe diasporen dhe perfaqesuesit e tyre te te gjitha qyteteve dhe komuniteteve qe per here te pare te flasim te gjithe ne nje ze dhe te koordinuar per kete ceshtje.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›