Nese faktohet akuza e Edvinit pasuria do tu falet te pastreheve te bashkise
Ministrja Bregu hedh poshte akuzat e ngritura nga PS rreth pronesise ne 3 apartamente
Ministres se Integrimit Evropian Majlinda Bregu i eshte dashur te reagoje perseri dje ndaj llumit te akuzave te grarise socialiste. Kete here ishte e keqperdorura e radhes Ermonela Felaj e cila kurdisi megafonin e prishur te trillimeve dhe genjeshtrave socialiste nga me te paprecedentet per te perfituar noten maksimale te kryetarit vulgar dhe te dhunshem.
Zedhenesja e ministres Alida Beqiraj tha sene menyre te paturpshme e te perseritur Edvin Kristaq Rama ka genjyer katerciperisht ndaj pasurise se ministres Majlinda Bregu deklaruar ne ILDKP brenda afateve dhe procedurave ligjore. E sigurojme edhe nje here Edvin Ramen se pavaresisht se ai po mundohet te fshehe 20 per qindeshet gjobe ose 7 kate fitim ne 35 kate ndertim ndryshe 100 milion euro gjobe ndaj ndertuesve nuk do tia dale dot. Deklarata e pasurise me vetem 3 mije euro e Edvin Rames jo vetem qe nuk bind askend por ka nxjerre zbuluar dhe fshehjen e milionave te perfituar ne 12 vitet e fundit nga lidhjet e tij kriminale. Perseris se ministrja Bregu ka deklaruar cdo te ardhur dhe pasuri sipas ligjit dhe cilido qytetar politikan apo gazetar mund ta vertetoje kete ne Inspektoriatin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te pasurive u shpreh ajo.
Ne pergjigje te akuzave te PS-se zedhenesja Beqiraj tha se ministrja Bregu nuk ka as edhe nje meter katror shtepi me shume nga cka deklaruar ne deklaraten e pasurise nder vite dhe per kete ajo mban pergjegjesi ligjore.
Perseris se shpifjeve me qellim ndotje ai qe mashtron ligjerisht e publikisht per pasurine e tij qe shperndan 100 milion euro nen emrat e partereve te tij dhe qe vjedh paturpersisht taksat e qytetareve te Tiranes per tia shperndare perseri tek rrethi i ngushte i ndertuesve krah tij do tu jape pergjigje shume shpejt vetem ligji. Ministrja Bregu thekson se nese institucionet e ligjit do te shprehen se ajo zoteron qofte edhe nje meter katror me shume apo apartament te padeklaruar pertej pergjegjesise me te cilen e ngarkon ligji deklaron se kjo pasuri do ti falet te parit person qe rezulton i pastrehe ne listen e gjate te te pastreheve reale te Bashkise Tirane deklaroi zedhenesja e ministres se Integrimit.