Drejtesia te veproje mbi aferat korruptive te Edi Rames ne industrine e ndertimit

Ne emer te PD-se apelon deputeti Aldo Bumci
Kontrata ne te cilen Tan Lepri ka 20 per qind te aksioneve perben deri me sot dokumentin me te rende kunder z. Rama dhe menyres se si ai ka perfituar ne keto 10 vjet nga industria e ndertimit nepermjet procesit te dhenieve te lejeve dhe miratimit te planeve te pjesshme.
Keshtu u shpreh dje kryetari i PD-se per Tiranen deputeti Aldo Bumci duke denoncuar perseri planet mafioze te kryetarit te bashkise ne betonizimin e kryeqytetit si dhe zhvatjen e investitoreve. Sipas Bumcit faktet ligjore kunder Rames zoterise 20 per qind jane me te dokumentuara dhe me publike se kurre. Tan Lepri eshte zoterues i 20 per qind te aksioneve me sipermarrjen e ndertimit. Ndertuesit e tjere ne kete sipermarrje kane deklaruar para organeve te drejtesise se ky 20 per qindesh i eshte dhene Tan Leprit si mik i kryetarit te bashkise Edi Rama ne kembim te hartimit dhe miratimit te planit urbanistik te cilen Bashkia e Tiranes e ka miratuar duke perfshire ndertimin e pallateve 35 kateshe tha ai.
Deputeti demokrat i beri thirrje organeve te drejtesise te hetojne kete kontrate 20 per qindeshe dhe planin urbanistik per zonen si deshmi me flagrante te korrupsionit dhe menyres se si Edi Rama ka nenshtruar industrine e ndertimit keto vite ne Tirane.
Prokuroria nuk mund te qendroje menjane para ketyre fakteve dhe provave te renda ne kete afere qindra milioneshe. As Edi Rama dhe as sekseri i tij nuk mund ti fshihen planit me pallate 35 kateshe. Eumlshte koha qe drejtesia te veproje deklaroi me tej deputeti Aldo Bumci.