E Diel, 1 Nëntor 2026

Baret nen monitorim per muziken e larte

Baret dhe pubet përgjatë të gjithë sezonit turistik veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës do të kenë mundësi ti zhvillojnë nga ora 9 deri në orën 23 në përputhje me nivelin e lejuar të zhurmave dhe gjatë fundjavës nga ora 19 deri në orën 24.
Oraret do të monitorohen nga grupe të përbashkëta ekspertësh nga Ministria e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Policia e Shtetit, institucione këto të cilat me anë të një udhëzimi të përbashkët janë angazhuar të bashkërendojnë masat për garantimin e qetësisë publike në qendrat urbane, turistike dhe bregdetare gjatë sezonit veror.

Ndërkohë që njësitë e qeverisjes vendore kanë detyrimin të zbatojnë të gjitha kriteret ligjore duke aplikuar dhënien e lejeve për lokalet sipas detyrimit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›