E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takim me delegacionin e Bankes Europiane te Investimeve

Kryeministri priti një delegacion nga Banka Europiane e Investimeve, të kryesuar nga Zëvendëspresidenti Dario Scannapieco. Zoti Scannapieco i cilesoi impresionuese ndryshimet, ndërsa theksoi se Shqipëria me zhvillimin e saj të shpejtë ka hyrë si histori suksesi. Delegacioni i BEI-t ndodhet në Shqipëri për të nënshkruar kontratën për financimin e by pass-it të Fierit, si një hallkë e rëndësishme e projekteve të infrastrukturës të ndërmarra në 7 vitet e fundit. Ata konfirmuan angazhimin e tyre për investimke edhe në hekurudha. Në objektivat e BEI-t është edhe ndihmesa e sistemit bankar, për të shtuar iniciativat e tyre kredituese me sektorin privat. Në sistemin hekurudhor kryeministri evidentoi si projekte hekurudhën Durrës-Tiranë, Tiranë –Vlorë, por edhe vazhdimin Shqipëri-Maqedoni, Maqedoni-Bullgari dhe Shqipëri-Mali i Zi. 
Zëvendëspresidenti  i BEI-t tha se jo vetëm rezultatet e mira në rritjen ekonomike, por edhe ekuilibri makroekonomik dhe stabiliteti i financave publike janë faktorë të rëndësishëm që vazhdojnë të tërheqin investimet e huaja në Shqipëri. Kryeministri gjithashtu tërhoqi vëmendjen edhe në projektin  e gazit TAP, si një projekt shumë i rëndësishëm për Europën e Shqipërinë. Forcimi i rrjetit të transmetimit, tha Kryeministri, është një tjetër fushë e rëndësishme,  për t’u konsideruar nga BEI, sidomos linja e transmesionit Itali-Shqipëri, ku qeveria shqiptare është përgatitur të hyjë në formën e partneritetit publik privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›