E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç, OK me zemren. Neser te Partizani-Vllaznia

- Më në fund i shëruar plotësisht. Pas gati 84 ditësh, që nga 8 shkurti 2007, kur Shqipëria humbi miqësoren me Maqedoninë (0-1) në Shkodër, shqiptarët do të kenë rastin të shohin "live" portretin e trajnerit babaxhan të Kombëtares, Oto Baric.
Kroati 74-vjecar do të jetë sot nga ora 12:30 në kryeqytetin shqiptar ku do të qëndrojë deri të mërkurën, më datë 9 maj 2007. "Plakushi" kishte paralajmëruar më parë se do të vinte më datë 25 prill, por shendeti i tij në përmërisim e sipër e dytyruan ta spostonte mbërritjen dhjetë ditë më vonë.
Baric, i cili nuk do të shoqërohet nga ndihmësi i tij i parë, kroati tjetër, Sllavko Kovacic, por nga ai shqiptar Shpëtim Duro, do të ndjekë të shtunën në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" ndeshjen takimin Partizani-Vllaznia. Oto ka pasur fatin ta ndjekë edhe njëherë tjetër përballjen e këtyre ekipeve në fazën e parë (0-0), por Baric mbeti plotësisht i zhgënjyer atëherë.
Gjithsesi axhenda e kroatit parashikon edhe ndjekjen e ndonjë stërvitjeje të skuadrave kryeqytetase me të cilat luajnë disa lojtarë të përfaqësues, ku do të synojë dhe thirrjen e ndonjë elementi të ri me Kombëtaren.
Një nga detyrat e rëndësishme te teknikut të kuqezinjve është hartimi përfundimtar i listës së futbollistëve të Kombëtares për ndeshjen miqësore me Anglinë B (më 25 maj në Bërnli), një listë që ka jo pak probleme për t'u sistemuar, kur ka lojtarë titullarë, të cilët nuk mund të vinë për shkak të angazhimeve me klubet e tyre (Cana, Bogdani, Dallku, Curri, Lala), por dhe të tjerë që duan të rikthehen si Ervin Skela dhe Edvin Murati.
Trajneri më i moshuar i një përfaqësuese në botë, 74-vjecari Baric (më 19 qershor mbush 75-vjec) do të nisë pararelisht edhe përgatitjet për ndeshjen e dyfishta zyrtare me Luksemburgun, ku ajo e Tiranës (2 qershor) do të zhvillohet në impiantin e "Qemal Stafës", që përkon edhe me njëvjetorin e tij në krye të bankinës së tretë të një ekipi Kombëtar, pas Austrisë (1999-2001) dhe Kroacisë (2002-2004).
Pasuesi i gjermanit Hans Peter Brigel(i njohur ndryshe dhe si shpikësi i zboreve), kaloi një periudhë aspak të qetë në tri muajt e fundit për shkak të sëmundjes së tij të papritur përpara ndeshjes me Slloveninë (0-0) në Shkodër (drejtoi Kovacic), ndërkohë që ndërmorri një aventurë (me rrezik të drejtpërdrejtë për shendetin e tij) kur udhëtoi drejt Sofjes në barazimin historik të Shqipërisë me Bullgarinë (0-0), që solli dhe shkarkimin e trajnerit Hristo Stojckov.
Dy barazimet 0-0 të Shqipërisë me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje i dhuruan kuqezinjve vendi e 77-të në renditjen botërore të FIFA-s ku marrin pjesë 205 vende.
Shqipëria në pesë ndeshje zyrtare nën drejtimin e Oto Baric ka grumbulluar tri pikë në tri barazime: me Bjellorusinë, Slloveninë e Bullgarinë). Baric ka pësuar dy hymbje me dy nga ekipet më të mira në Botë: me Rumaninë (0-2) dhe Holandën (2-1).
Dash Frasheri-Albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›