Yje “B” anglezë kundër Shqipërisë në “Turf Moor”

--- Takimi miqësor ndërkombëtar midis Anglisë B dhe Shqipërisë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Federata Angleze. Takimi do të luhet në stadiumin "Turf Moor", ditën e premte, më 25 maj.
Sipas faqes sport365.com, as Steven Gerrard dhe as Jamie Carragher nuk do të veshin bluzën e bardhë të "Tri luanëve", pasi vinë direkt pas ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve me Milanin, takim që do të luhet në Athinë, më 23 maj.
Trajneri i Anglisë, Steve McClaren e sheh ndeshjen miqësore me Shqipërinë si një pjesë vitale e planeve të tij në kuadër të përballjes thelbësore me Estoninë (6 qershor) për ndeshjet kualifikuese Euro 2008.
Nga ana tjetër edhe prania e lojtarëve të Manchester Junaitid e Chelsea do të jetë e kufizuar pasi të dy ekipet do të përfshihen në ndeshjen finale ta Kupës së Federatës Angleze, e programuar në fundjavë.
Gjithsesi, shkruan sport365.com, në takim do të jete një numër i mjaftueshëm yjesh me qëllim thithjen e një publikut të të mirë në Burnley, ku cmimi i biletave do të jetë 10 stërlina (15 euro) për të rriturt dhe 5 stërlina (7.5 euro) për biletat që u jepen kategorive të vecanta.
Albania-sport.com